Prej muajit janar të këtij viti, asnjë efektiv policie nuk kishte marrë dietat që u takojnë sipas ligjit. Një lajm i mirë vjen për ta, pasi qeveria ka vendosur që të japë dietat për të gjithë policët në vend.
Një ditë më parë, për pjesën dërrmuese të tyre kanë kaluar në bankë të gjitha paratë e dietave. Kjo shumë mund të ndihmojë sadopak policët me rastin e festave të fundvitit.
Vlera e këtyre detyrimeve arrin deri në 300 mijë lekë të reja për çdo efektiv. Pak ditë më parë u miratua një paketë mbështetëse për pensionistët, ndërsa mësohet se po shqyrtohet si mundësi që të përfitojnë edhe policët, por nuk është marrë një vendim final.