Edhe Shqipëria ka ndërmarrë në prag të festave kufizime të orareve të lëvizjes, reduktim të shërbimeve dhe anulim fluturimesh për linjat ajrore.
Në daljen e radhës, Komiteti i Ekspertëve ka vendosur shtrëngim masash. Kufizimi i lëvizjes nga ora 20:30 deri në orën 06:00 nga 24 dhjetori deri më 4 janar. Kufizimi për këto orare do të jetë i vlefshëm edhe për bizneset.
“Kufizim i aktivitetit të restoranteve, fast food dhe lokale nga 24 dhjetori deri në 4 janar. Nga data 5 janar, kufizimi rikthehet në orën 22:00. Gjithashtu bëj thirrje qytetarëve që të shmangin levizjet e panevojshme”, tha ministrja Manastirliu (duke përjashtuar shërbimin në banesë, pra atë delivery).