Turqia ka shtrënguar masat në lidhje me pandeminë. Duke nisur nga 28 dhjetori, kushdo që udhëton me avion në Turqi, do i duhet të ketë me vete një test PCR apo tampon negativ për COVID-19, të bërë brenda 72 orëve të fundit.

Lajmi në fjalë është konfirmuar edhe nga Ambasada e Turqisë në Tiranë ku njoftojnë më tej se një tampon negativ duhet edhe për personat që udhëtojnë në rrugë tokësore, apo detare, por për këtë kategori udhëtarësh masat nisin nga 30 dhjetori.

Këto masa do të qëndrojnë në fuqi deri më 1 mars 2021, dhe janë ndërmarrë nga autoritetet turke për frenimin e përhapjes së pandemisë.

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here