Drejtoria e Përgjithshme Detare apelon ndaj të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në bregdet, që të kenë kujdes të shtuar, pasi moti do të përkeqësohet. Bregdeti do të jetë nën pushtetin e erës nga data 27 deri më 30 dhjetor, ndaj duhen marrë masat për të mos lundruar në këto ditë. Kjo javë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshjet e shiut do të jenë prezente gjatë gjithë javës.
“Në datën 27-30 dhjetor 2020 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug dhe jug -perëndim me shpejtësi që varion nga 10-20m/s dhe forca e detit do të variojë nga 5-8 shkalla bufort, kurse lartësia e dallgës do të jetë 1.50 -2.50 m. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese. Siguria juaj, prioriteti ynë!”, thuhet në njoftim.