Ditët e fundit, numri i të shtruarve në 4 spitalet Covid, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, paraqitet i qëndrueshëm.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2165 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 499 qytetarë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, 10 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31.565 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 316 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.