Festat e fundvitit kanë sjellë një bum qytetarësh në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të Shqipërisë. Pavarësisht situatës së pandemisë dhe ndonëse shifrat nuk janë fort premtuese, shumë qytetarë shqiptarë kanë zgjedhur të festojnë pranë familjeve të tyre në atdhe.
Mësohet se nga data 26 dhjetor në Kapshticë kanë hyrë 406 shtetas dhe 108 mjete. Ndërsa në Qafë-Thanë, kanë hyrë 2481 shtetas dhe kanë dalë 2228 shtetas.