Pandemia e koronavirusit ka ndikuar në tërë rrjedhën e jetës, sikundër ishte njoftuar më herët nga Komiteti Teknik dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Nga sot hyjnë në fuqi rregullat e reja. Festat e fundvitit do jenë ndryshe, pa grumbullime e aktivitete dhe rrugë të boshatisura.
Vendosja e kufizimeve të reja për festat që hynë në fuqi mbrëmjen e sotme, ku ndalohet qarkullimi i lëvizjes së njerëzve dhe mjeteve pas orës 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit. Strukturat e Policisë së Shtetit kanë marrë një sërë masash shtesë dhe kanë kaluar në shërbim të përforcuar.
Strukturat e Policisë së Shtetit kanë marrë masa që pas orës 20:30 të mbrëmjes së sotme deri në orën 06:00 të mëngjesit të çdo dite deri më datë 4 janar, të mos lejojnë asnjë qytetar apo automjet që të lëvizë, si dhe asnjë lokal të mos jetë i hapur.