Pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit shkatërrimtar dhe koronavirusit vdekjeprurës, kryeministri Rama konfirmoi më herët se është vendosur që të moshuarit të marrin shpërblimin e fundvitit.

Shpërblimi prej 5 mijë lekësh të reja për pensionistët, do të nisë shpërndarjen javën që vjen. Për këtë çështje ka folur Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado.

Ai u shpreh se gjatë kësaj jave do të zhvillohen procedurat, në mënyrë që javën e ardhshme të nisë shpërndarja. Teksa shpjegoi procedurën, Hado tha se shpërblimi do të merret atje ku pensionistët marrin edhe pensionin, pra në rastet kur pensioni mujor merret në bankë, atje do të merret edhe shpërblimi prej 5 mijë lekësh të reja. Ndërsa kur pensioni merret në postë, ata duhet të drejtohen tek posta.

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, deklaroi se janë rreth 677 mijë persona, ata të cilët do të përfitojnë këtë bonos.

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here