Nga Entela Binjaku 

Në një takim të përzemërt sot në mjediset e rektoratit të Universitetit të Tiranës u mbajt takimi mes titullarit të këtij institucioni dhe përfaqësuesve të shtetit rumun. Në cilësinë e shefit të misionit diplomatik SHT Mircea Perpelea, z. Tudor Jijie drejtori i Qendrës së Studimeve Ballkanike në Universitetin e Jashit “AL.I.Cuza” dhe z. Tiberiu Andrioaie CO MEEMA, VP UGIR zhvilluan këtë paradite edhe  takimet e ditës së dytë të delegacionit rumun që ndodhet në vendin tonë për një seri nismash. 

“E vlerësoj rolin tuaj si mik i Universitetit, jeta universitare është e këndshme. Do të kemi mundësinë të bashkëpunojmë” ju drejtua Ambasadorit Perpelea, Rektori i UT-së z. Hoxha. 

Më tej e mori fjalën z. Jijie e cili shprehu falënderimet në emër të titullarit të Universitetit që ai përfaqëson dhe vlerësimet për pranimin e ftesës. 

“Do të flas pak për qytetin e Jashit” tha ai. Qyteti ynë ka 4 universitete. Universiteti i Jashit ka 15 Fakultete dhe 50 mijë studentë dhe nga këta një e treta janë në Fakultetin Ekonomik ku edhe unë jam pjesë si profesor  i marketingut. Tashmë është traditë e Universitetit tonë të qenët pjesë e rrjeteve dhe e projekteve edhe me vendet e tjera partnerët tanë lindorë si: Ukraina, Gjeorgjia, Azerbaixhani etj. Tashmë kemi ngritur një qendër prej muajit mars: “Qendra për Studime Ballkanike”. Qendra është pjesë e Fakultetit ekonomik dhe kjo jo pa qëllim. Qëndrat kërkimore në Universitetin tonë janë nën varësi të Fakulteteve. Ne jemi të interesuar për të zhvilluar bashkëpunime edhe për shkak se kemi infrastrukturën më të mirë. E përmend dhe e theksoj këtë: ne jemi të interesuar për partneritet që orientohet në këto drejtime: akademik, mjedisit të të bërit biznes dhe 

Në fjalën e tij z. Rektor Prof.Dr. Artan Hoxha shprehu falënderimet, duke thënë se kemi pasur dhe kemi bashkëpunime me Rumaninë. Ai shprehu kënaqësinë për këtë vizitë sepse edhe Universiteti i Tiranës është tashmë një i traditës. “Me  Universitetin tuaj kemi tashmë një bashkëpunim në kuadër të programit të shkëmbimit Erasmus” . Rruga, mënyrat dhe mundësitë do të shihen. Vullneti ynë është të bashkëpunojmë” tha z. Hoxha.

Më tej e mori fjalën z. Tiberiu Andrioaie i cili u shpreh se vetë ndodhet më pranë biznesit. Në cilësinë e zv. Drejtorit të Këshillit Kombëtar të Bashkimit të Industrialistëve Rumunë si dhe si anëtar i Bordit të Drejtorëve të Bashkimit të Ndërtuesve me qendër në Bruksel ai tha se ishin të interesuar të bashkëpunonin në disa kolona. “Ky projekt nisi në muajin tetor të vitit të kaluar, ishim këtu në janar , vizita sot nuk do të jetë e fundit”. Bashkë me në këtë vizitë janë njerëz nga fusha e energjitikës dhe ndërtimit por edhe e farmaceutikës. Dëshirojmë të bashkëpunojmë në diplomacinë e biznesit, diplomacinë akademike. Marrëdhëniet e biznesit nuk janë të lehta. Kam përvojë në disa institucione të arsimit në Rumani. Në e konsiderojmë këtë si qëllim. Ky është edhe konteksti i vizitës sonë. Z. Jujiu është përherë pjesë e delegacioneve tona për të parë kërkesat dhe nevojat dhe për të përshtatur kurrikulat në këtë kohë të re. Faleminderit që pranuat të ishit pjesë e projektit të përbashkët. Prej një viti e gjysmë jam Sekretar Shteti i Ekonomisë për Ballkanin. Ne e quajmë veten Ballkanas. Ndaj përpiqemi të punojmë me këto shtete që janë vende të NATO-s që kujdesen për prodhimet dhe për burimet njerëzore. Pra jemi këtu jo të ndihmojmë, por të punojmë. Kompanitë rumune që janë pjesë e grupit tonë kanë shfaqur interes për studentët shqiptarë që janë në Rumani që ndoshta duke përftuar programe trajnimi, punësimi të mund të punojnë në vendet tona”, mbylli fjalën e tij Tiberiu Andrioaiei zv. Presidenti i Bashkimit të Përgjithshëm të Industrialistëve Rumunë (UGIR).

Ambasadori i Rumanisë në vendin tonë SHT Mircea Perpelea shtoi “se në një vit ambasada jonë ofron rreth 100 bursa për të rinjtë arumunë shqiptarë”. “Kultura është e fortë dhe nuk njeh kufij. Kjo është një mënyrë lidhjeje për vendet tona, një fillim i ri për vendet tona: në fushën e ekonomisë, kulturës dhe politike”, mbylli fjalën z. Perpelea. 

Prej ditës së martë në mbrëmje ndodhet në Tiranë një delegacion rumun i nivelit të lartë i kryesuar nga Liviu Rogojinaru Sekretar Shteti i Ministrisë se Ekonomisë, Energjisë dhe Sipërmarrjes (MEEMA). Delegacioni po vijon me takimet e planifikuar ne përmbushje të synimeve për bashkëpunime ne rajonin tonë.

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here