Një kërkues shkencor rumun fitues i një granti prej gati 1 milionë e gjysëm euro nga ana e Këshillit të Evropës për Kërkim shkencor.

Këtë gjë Këshilli i Evropës (ec.europa.eu) e bëri të ditur më 9 dhjetor duke shpallur edhe fituesit e konkursit të granteve për të gjithë kërkuesit shkencorë që ndodhen në mesin e karrierës.

Ky konkurs quhet “Consolidator Grant”. Në  mesin e fituesve ndodhet  edhe një kërkues shkencor rumun nga Universiteti i Sibiut “Lucian Blaga”.

Vlera e grantit është 1.45 milionë euro dhe shkon për projektin me titull: “Një histori transkombëtare e letërsisë rumune” (TRANSHIROL).

Në këtë konkurs morën pjesë rreth 40 kombësi të ndryshme. Kërkuesit nga 39 kombësi morën grante “Consolidator”. Më të shumtët ishin italianët me 47 grante, gjermanët me 45, francezët 27 dhe britanikët 24.  Financimi bën pjesë në programin aktual të kërkimit dhe inovacionit të BE-së, Orizont 2020, në vlerë tërësore 655 milionë euro.

Nëpërmjet kësaj mbështetjeje, përfituesit e rinj do të kenë mundësinë të ngrenë ekope dhe të kenë një ndikim të konsiderueshëm. Përftuesit e këtyre granteve do të zhvillojnë projektet në kuadër të universiteteve, qëndrave kërkimore dhe kompani nga 23 shtete të Evropës kryesisht prej Gjermanisë (me 50 grante), Mbretërisë së Bashkuar (50), Franca (34) dhe Vendet e Ulëta (29). Kjo është e para herë që një projekt që do të zhvillohet në Ukrainë që është një shtet “i bashkëngjitur” programit Orizont 2020, do të financohet nga një grant i tipit “Consolidator”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here