Rumania si shtet e ka mbështetur pavarësinë e shtetit shqiptar. Ndihma historike që dha në themelimin e shtetit shqiptar, vijon edhe sot.   

Tashmë prej 10 vjetësh si anëtare e BE-së, Rumania synon ta lehtësojë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Por marrëdhëniet mes dy shteteve tona, nuk kanë qenë kaq të afërta përgjatë gjithë rrugëtimit historik.

Pas Luftës së Dytë Botërore që përfundoi me vendosjen e komunizmit si në Shqipëri ashtu edhe në Rumani, marrëdhëniet mes dy shteteve në 45 vitet në vazhdim thuajse ishin thuajse të shuara. 

Si Rumania ashtu edhe Shqipëria u bënë pjesë e së njëjtës përvojë të regjimit politik. Në të dyja vendet, regjimi komunist pati pasojat e veta.

Në atë kohë marrëdhëniet mes dy vendeve ishin thuajse të ndërprera. Në Rumaninë e asaj kohe, arumunët as nuk i përmendte më askush. Për udhëheqjen komuniste, ky komunitet nuk paraqiste asnjë interes. Në shkolla përmendeshin shumë pak dhe as një informacion nuk kishte se çfarë ndodhte me folësit e dialekteve në Danubin Jugor.

Deri në vitin 1961, Rumania kishte zbatuar një politikë përkrahjeje arsimore dhe për kishat në Shqipëri ndërsa më vonë thuajse këto marrëdhënie u shuan.

Pas rënies së komunizmit, në kufirin e viteve 90-të, të dyja vendet përjetuan tranzicionin që u shoqërua me shumë vështirësi dhe sakrifica për të dyja shoqëritë.

Dalja nga komunizmi po ashtu vijoi me shumë problematika, privatizime spekuluese, skema financiare piramidale etj.  

Vitet 2000 sollën një situatë më të mirë për të dyja vendet. Në këto raste ajo që ndihmoi ishte integrimi në NATO (Rumania në 2004, Shqipëria në 2008), Rumania në BE në vitin 2007 dhe Shqipëria është në pritje ende. Të dy vendet kanë bashkëjetuar në harmoni sidomos falë degës jugdanubiane të rumunëve, pra të arumunëve.

Në këto 30 vitet e fundit, shumë arumunë dhe shqiptarë të ardhur në Rumani kanë dhënë një kontribut të vyer në historinë dhe kulturën e Rumanisë.

Mes arumunëve apo vllehëve dhe maqedonëve etj., e Gadishullit Ballkanik ka veçori që i dallojnë, por jo aq sa të mos jenë një identitet si gjuhë dhe si komb.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here