Me gjithë përpjekjet e shumta, për jetën dhe veprimtarinë e Dhimitër Ilos gjetëm shumë pak material. Ai përmendet si emër në të gjitha tekstet e historisë së Shqipërisë, në shumë artikuj dhe dokumente të kohës, por edhe të mëvonshme. Por veç renditjes si emër pas tre Dhimitrave të tjerë (gjithmonë i fundit), nuk jepet ndonjë e dhënë tjetër.
Siç thamë më lartë nuk është as si zë më vete në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar të Akademisë së Shkencave, ku ka figura më me pak kontribut se sa ky. Edhe në pasqyrën e firmëtarëve të dokumentit të Pavarësisë, ndërsa për të tjerët jepen të dhëna, madje dhe foto (identikit), për Dhimitër Ilon s’ka asgjë. Është vetëm emri! Në wikipedia thuhet se është patriot i Rilindjes Shqiptare, pjesëmarrës në Shpalljen e Pavarësisë në Vlorë më 28 Nëntor 1912, jepet edhe një e dhënë tjetër, viti i vdekjes, 1947 dhe asgjë tjetër.
Burimi: Zylyftar Hoxha (Blog)