Libri me titull “Arumunët në Shqipëri” i autorit Valentino Mustaka është një botim që mbështetet në punën  kryer prej hartuesit gjatë viteve 2015-2018. 

Ky libër i sjellë për lexuesin nga Shtëpia botuese “Mileniumi i ri” është një ekspeditë kërkimore shkencore për kulturën, këngët, vallet, profesionet, jetesën etj., të etnisë arumune në Shqipëri. 

Autori ka një aktivitet të spikatur si në fushën e letrave si autor i shumë librave dhe artikujve si dhe në fushën e zhvillimeve shoqërore veçanërisht në drejtim të komunitetit arumun. 

“Arumunët në Shqipëri” i autorit Valentino Mustakës është botuar në vitin 2019 dhe në 276 faqet e tij sjell një material të pasur studimor që përfshin veshjet, këngët dhe vallet, besimin fetar, popullsinë arumune në Shqipëri, shkollat dhe kishat etj. 

Lule Nela

LĂSAȚI UN MESAJ

Vă rugăm să introduceți comentariul dvs.!
Introduceți aici numele dvs.