Veprimtar i shquar i Rilindjes Shqiptare, i etnisë arumune, mësimet e para i mori në Liceun Francez në Egjipt. U diplomua në Universitetin e Kajros. Që student u angazhua me lëvizjen patriotike të mërgimtarëve shqiptarë në Egjipt, Turqi dhe Rumani. Në vitin 1908, është ndër pjesëmarrësit aktiv të Kongresit të Manastirit, anëtar i Komitetit për Lirinë e Shqipërisë…
Më 1908 dha ndihmës të vyer për ngritjen dhe zhvillimin e veprimtarisë artistike dhe patriotike të bandës frymore “Lira” të Korçës dhe kur shpërthyen kryengritjet e përgjithshme antiosmane, që shpunë në ngritjen e flamurit në Vlorë, ai organizoi çetën e luftës për liri dhe u rreshtua me armë në dorë dhe luftoi përkrah Muharrem Rushitit dhe çetës së tij, që vepronte në Çamëri. Mori pjesë në çetat e Lushnjës, Vlorës dhe Cakranit, përfaqësoi luftëtarët e lirisë në Kuvendin e Sinjës, firmosi aktin e pavarësisë në Kuvendin e Vlorës, më 28 Nëntor 1912.
Burimi: Thimi Çollaku/Kalendar i botës shqiptare
Përpunoi për botim në Nr 249 të gazetës Fratia viti 2019
Jani Gusho