Në njoftimin që Ministria e Punëve të Jashtme të Rumanisë përcjell me rastin e 1 dhjetorit, Festës Kombëtare thuhet:
“Dita Kombëtare e Rumanisë përfaqëson një çast të veçantë për të gjithë rumunët. Duke përshtatur mjete takimi dhe komunikimi në situatën e e një viti të vështirë, është një privilegj për diplomacinë rumune të propozojë një hapësirë virtuale për të festuar këtë festë kombëtare për rumunët, por edhe për miqtë dhe partnerët e Rumanisë kudo ku ndodhen.
Në kontekstin e pa precedent aktual me kufizime të shumta të vendosura prej pandemisë është shumë e rëndësishme të kujtojmë që afrimiteti përcaktohet sidomos nga solidariteti dhe ndjenja e përkatësisë në vlerat e përbashkëta.
Ministria e Punëve të Jashtme feston Ditën Kombëtare në një dialog virtual me mbështetjen e disa faktorëve kulturorë të përkushtuar, përpjekjet e të cilëve janë shenjë e një shpirti krijues por edhe e krijimtarisë që ndihmon në imazhin e një Rumanie bashkëkohore”.
Në linkun e mëposhtëm mund të ndiqni edhe aktivitetet në nderim të kësaj dite: