Një nga thëniet më të bukura të Plekhanov, shkrimtarit të famshëm rus ka qenë: “Njeriu i përcjell njeriut mendimet me fjalë, kurse me art njerëzit u tregojnë njeri-tjetrit përjetimet e veta.“ Kështu që, edhe unë do te doja ta përcillja jetën time studentore si përfytyrim të një pikturë që mbart në vetvete nuanca të shumëllojshme ngjyrash, që nga ato më të zbehtat deri tek ato më të ndezurat. 

Fatmirësisht, kjo pikturë e ka vendndodhjen në qytetin e Bukureshtit. Pikënisja e saj është tre vite më pare, kur une shkova për herë të parë në Rumani për të nisur jeten si studente ne Bukuresht. Tek sa e shikoja këtë qytet, mendoja që shumë shpejt do më krijonte mundësi per të zbuluar bukuritë që mbante, stilin e jetesës që ofronte, përballjet e veshtirësive, plotësimin e personalitetit e shumë të tjera. Ishte vetëm fillimi dhe unë së shpejti do të nisja atje Universitetin e Politeknikut. 

Korniza e jashtme e kësaj pikture mund të duket shumë e thjeshte, sepse përfshin gjerat e zakonshme të përditëshmerise se një studenteje. Në ditë  të zakonshme jeta ime perfshin ngritjen heret në mëngjes, vajtjen në universitet për të ndjekur oëet mesimore, kthimin, pergatitjen e ushqimeve, përkushtimin ndaj mesimeve, kalimin e kohës së lire me shoqerine dhe mbylljen e saj me gjumin. Dita kalon shumë shpejt, ritmi i saj eshtë shumë i vrullshëm dhe shikon që orët sjellin mbrëmjen pa e kuptuar. Kjo besoj është e ngjashme për çdo student. Pra, deri në ketë çast nuk ka asgjë ndryshe dhe interesante. Por siç e thashë, kjo është vetëm korniza e jashtme. Nuancat fillojnë e krijohen brenda kësaj kornize. 

Pamja e Bukureshtit vendos në të ngjyrat e një peizazhi shumë terheqes. Kurioziteti shtohet gjithmonë e më tepër pasi perballesh me arkitekturen e vjetër dhe historike të qytetit. Nje nga kënaqësitë e mija më të medha ishte të eksploroja pamjet më interesante të tij, të cilat janë të shumta. Mund të permend Qytetin e Vjetër, Harkun e Triumfit, Parlamentin, parqet e shumta që ndryshojnë pamjen e tyre sipas stinëve dhe shumë e shumë të tjera. Pasditet me shoqërinë, udhëtimet e shkurta në vende të ndryshme dhe pjesëmarrja në aktivitetet e organizuara e plotësojnë përditshmërinë me ngjyrat e argëtimit. 

Gjithashtu arritjet në universitet i kompletojnë synimet e mija duke krijuar një kënaqësi tjetër personale. Mësimet kanë shkallë të lartë vështirësie dhe duhet përkushtim shumë i madh ndaj tyre. Kështu që përpiqem gjithmone qe mos të lë asgjë pas dore për t‘ia dalë. Të gjitha keto e pasurojnë brendinë e pikturës me ngjyrat e ndezura e plot gjallëri.

Por përveç kohëve të mira, shpesh kam kaluar dhe çaste  të vështira me të cilat më është dashur të përballem e vetme. Në një qytet të madh si Bukureshti edhe problemet nuk janë të pakta. Keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet kanë krijuar situata të pakëndshme. Një nga çastet më të vështira ka qenë komunikimi në gjuhë të huaj sidomos në universitet, pasi bënte që mos të kuptoja shpjegimin e mësimit nga pedagogët apo termave të ndryshme që perdoreshin gjate shpjegimit. Këto kanë sjelle të mua herë mërzitjen, herë nervozizmin, lodhjen dhe pakënaqesinë. 

Megjithate çdo ditë që kam kaluar në Bukuresht ka qenë një copëz plotësuese e një mozaiku të madh shumëngjyrësh. Do të dëshiroja që sa më shumë studentë ta kishin këtë qytet në listën e zgjedhjeve sepse gjithesecili do të krijonte një pikturë të veten shumë të veçantë, e cila do të plotësohej dita-ditës me një larmishmëri përjetimesh nga më të vlefshmet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here