Përurohet në Korçë “Miqësi nëpër kohëra- Përbashkësi rumuno-shqiptare”

Mesditën e së enjtes së 5 nëntorit në mjediset e Bibliotekës sëFakultetit të Edukimit dhe të Filologjisë së Universitetit “Fan Noli” në Korçë u zhvillua një aktivitet shkencor-kulturor. Ky takim me në qendër librin “Miqësi nëpër kohëra” Përbashkësi rumuno-shqiptare i autorëve prof.dr. Mirçea Perpelea dhe prof.dr. Marçel N. Popesku u organizua nga Qendra Rumune e Informimit në Korçë në bashkëpunim me Ambasadën Rumune në Tiranë dhe me Universitetin “Fan Noli”. 

Ky aktivitet u mbajt edhe me mbështetjen e Departamentit tëRumunëve të Kudondodhur në Rumani. Në programin e takimit fjala përshëndetëse u mbajt nga Dekania e Fakultetit të Edukimit dhe të Filologjisë në këtë Universitetit Prof.as.dr. Jonela Spaho. 

“Miqësi nëpër kohëra-  Përbashkësi rumuno-shqiptare” ështëbotim dygjuhësh, botuar nga Librarium Haemus,Tiranë-Bukuresht, 2020.

Libri është përkthyer në gjuhën shqipe nga akademik KopiKyçyku.

Ndërkohë ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Shkëlqesia e Tij, prof. univ. dr. inxh. ek. Mirçea Perpelea, përshkroi përvojën e rrugës rumune deri në anëtarësim në BE në një tjetër botim që u përurua në Shqipëri dy vite më parë. 

Lule Nela 

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here