Libri me titull “Arumunët në Shqipëri” i autorit Valentino Mustaka është një botim që mbështetet në punën kryer prej hartuesit gjatë viteve 2015-2018.
Ky libër i sjellë për lexuesin nga Shtëpia botuese “Mileniumi i ri” është një ekspeditë kërkimore shkencore për kulturën, këngët, vallet, profesionet, jetesën etj., të etnisë arumune në Shqipëri.
Autori ka një aktivitet të spikatur si në fushën e letrave si autor i shumë librave dhe artikujve si dhe në fushën e zhvillimeve shoqërore veçanërisht në drejtim të komunitetit arumun.
“Arumunët në Shqipëri” i autorit Valentino Mustakës është botuar në vitin 2019 dhe në 276 faqet e tij sjell një material të pasur studimor që përfshin veshjet, këngët dhe vallet, besimin fetar, popullsinë arumune në Shqipëri, shkollat dhe kishat etj.
Lule Nela