Dhimitër Berati, i etnisë arumune, u lind më 15 tetor të vitit 1888 në Korçë. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa studimet e larta i kreu në Fakultetin e Shkencave Politike Administrative të Universitetit të Bukureshtit.

Pas përfundimit të këtij fakulteti, përfundon aty edhe Fakultetin e Drejtësisë. Ndërkohë, përfshihet në lëvizjen patriotike për mëvetësinë e atdheut të shqiptarëve të emigruar në Bukuresht dhe në vitin 1900, zgjidhet këshilltar i kryesisë së tyre.

Më 1907 kthehet në vendlindje dhe punon si mësues i Shkollës Shqipe të Korçës, së bashku me patriotët Thanas Floqi, Thoma Avrami etj. Anëtar i klubit patriotik “Dituria” të Korçës që në themelimin e tij më 1908.

Nga të parët pjesëmarrës në mbledhjen e hotel “Kontinental”-it në Bukuresht. Zgjidhet delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Ka firmuar aktin historik të shpalljes së pavarësisë, me siglën “D. Beratti”, në emër të kolonisë së Bukureshtit. U emërua “drejtor i përgjithshëm” në gazetën e qeverisë së Vlorës “Përlindja e Shqipëniës” dhe u zgjodh anëtar i pleqësisë.

Në korrik 1914 emigron në Rumani, ku punoi për krijimin e kishës ortodokse shqiptare të Rumanisë. Berati ishte delegat i shqiptarëve të Bukureshtit në Konferencën e Paqes më 1919. Në shkurt 1919 shërbeu si sekretar i kolonisë shqiptare të Bukureshtit.

Vitet e fundit të jetës shkroi kujtimet e botuara në dy vëllime me titull “Shqipëria më 1937”. Vdiq në Romë më 1970.

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here