Koncertet e Filarmonisë së Sibiut, mund të ndiqen në kanalin e saj në Youtube, në faqen e facebook dhe në aplikacionin Filarmonica Sibiu.

Filarmonia Shtetërore e Sibiut ka njoftuar se do të jetë institucioni i parë i këtij lloji në shtetin rumun, që ka vendosur monitorë mes karrigeve në sallë, në mënyrë që spektatorët të kenë mundësinë të lidhen me ndihmën e aplikacionit “zoom” që të shohin koncertin të enjten, informon një komunikatë të dhënë në Agerpres me rastin e koncertit të datës 10 dhjetor.

Në një komunikatë për mediat nga Filarmonia lidhur me të parin koncert në këtë mënyrë shkruhej: “Koncerti i së enjtes së 10 dhjetorit 2020, shënon rikthimin e publikut në Sallën Thalia të Filarmonisë së Shtetit të Sibiut. Çdo gjë do të mbahet virtualisht për të risjellë publikun pranë artistëve.

Ky institucion do të jetë i pari në Rumani që i drejtohet teknologjisë për të afruar publikun. Orkestra e Filarmonisë së Sibiut drejtohet nga dirigjenti Cristian Lupeş, ku po vijon serinë e koncerteve live në kuadër të “Sezonit muzikor Brukenthal’ nëpërmjet një aktiviteti që lidhet me emrat e Eneskut dhe Copland.

Për shkak se ndarja nga publiku është tepër e gjatë, dhe sepse nuk duam ta mbyllim këtë vit pa publikun në sallë, ne ju drejtuam teknologjisë për ta pasur pranë edhe spektaktorët. Me ndihmën e aplikacionit “zoom” dhe nëpërmjet ekraneve që kemi vendosur në me të karrigeve, çdokush mund të na ndjekë”, shkruhet në një komunikatë për mediat nga ana e Filarmonisë së Sibiut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here