Zona e ish Kinostudios pritet që të kthehet në një “Park Arti”, një projekt që është bërë me dije edhe më parë nga Ministria e Kulturës. Ky është projekti që arkitektë vendas edhe të huaj shpalosën në një workshop të organizuar nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, në prani të ambasadores së Suedisë Elsa Håstad dhe të Italisë Fabrizio Bucci. Qëllimi i projektit është që të ngrihet një muze filmi, të ketë hapësira për aktivitete kulturore, të zhvillohet industria kreative dhe startup-eve; por të mos mungojnë veçmas parqet e gjelbra për qytetarët. Ministrja e Kulturës Elva Margariti, me anë të një statusi në rrjetet sociale njofton se artistët pjesëmarrës kanë parë nga afër ambientet, që do ti nënshtrohen restaurimit.

“Pas workshop-it të disa ditëve më parë për shndërrimin e ish-Kinostudios në një park arti, artistët pjesëmarrës shprehën dëshirën që t’i shohin nga afër ambientet, që do t’i nënshtrohen restaurimit dhe do të vihen në shërbim të komunitetit të artistëve, për ngjizjen e ideve të reja apo edhe rezidenca. Përmes këtij shkëmbimi idesh synojmë më të mirën, për t’i dhënë jetë kësaj hapësire, dedikuar kulturës”, shkruan ministrja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here