U mbajt të enjten e datës 24 shtator në mbrëmje në Teatrin veror të Herestrëut në Bukuresht koncerti me muzikë arumune. Nga muaji shkurt ky ishte edhe aktiviteti më i madh i vitit.

Njerëzit si duket të etur për koncerte kaq të mëdha kishin ardhur të shumtë në numër, por ishte policia që nuk i lejoi më shumë sesa numri i lejuar.

Këtë vit koncerti zgjati gati 2 orë. Bashkë në skenë ishin: Arlinda Morava, Elena Gheorghe, Gigi Sima, Gica Tail, Nicu, Dani Peanci dhe kuinteti “Arte”.

Mbrëmja nisi me moderatorin, aktorin e njohur rumun Marius Bodochi i cili foli per historinë, traditën arumune dhe si ajo i ka rezistuar kohës.

Ai e nisi mbrëmjen me interpretimin e një poezie që është shumë e njohur për arumunët. Ai e reciton si në gjuhën arumune ashtu dhe ne rumanisht pastaj thirri ne skenë kuintetin e djemve.

“Arte Quintet” përbëhej nga: Alexandru Marian koncert maester ( violin e parë 1), Nicolae Tărăcilă (violin e dytë ), Carol Mai-Antal (viola), Bogdan Postolache (cello), Marius Iancu (bass). Ata interpretuan 2 pjesë instrumentale të vjetra arumune të përpunuara.

Më tej moderatori prezantoi Arlindën thënë duke e cilësuar si zemrën e ketij aktiviteti tek i cili rrenja është Ballkani. Artistët bënë hapjen e koncertit duke i ftuar të gjithë të kënaqen dhe të harrojnë për 2 orë gati cdo gjë negative qe i rrethon. Muzika e bukur dhe plot ngjyra tradicionale ngrohu zemrat e rumuneve, arumunëve, e te gjithë të ftuarëve në teater, sepse muzika, arti është ushqimi i shpirtit.

“Kjo na mban me shpresë dhe na bën të besojme qe gjyrat e muzikes jane ngjyrat e jetes dhe qetesimi shpirtëror fillon tek e bukura”, shprehej artistja shqiptare në celje të koncertit.

Arlinda filloi të këndojë ne arumanisht nje baladë dashurie shumë të vjeter dhe mjaft të njohur për publikun arumun dhe rumun. Më tej këndoi një pjese tjetër ku është shkruar dhimbja që ky popull pa shtet ka njohur në shekuj.

Si shqiptare ajo kishte veshur me një kostum që kishte edhe ngjyrat e flamurit si edhe shqiponjen e qendisur.

Në koncert u kënduan motivet tona popullore.

Arlinda e mbylli largimin nga skena sëbashku me Kuintetin e djemve me pjesën qe rumunët edhe arumunët e njohin shumë mirë falë interpretimit të saj të herë pas hershëm dhe të orkestruar mjeshtërisht nga Lorenc Radovani.

Është fjala për pjesën shumë të njohur “Kur më vjen burri nga stani”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here