“Kolektiv” (Colectiv) paraqet historinë e vitit të parë pas zjarrit të rënë në klubin me të njëjtin emër. Është një film sistem versus popull, mbi të vërtetën versus manipulim, mbi interesin personal versus interesin publik, mbi kurajon dhe përgjegjësinë individuale.

Janë ndarë çmimet evropiane të filmit. Dokumentari “Colectiv” me regji të regjizorit rumun Alexander Nanau, fitoi çmimin për dokumentarin më të mirë evropian. Ky çmim ju dha në kuadër të çmimeve që ndan Akademia Evropiane e Filmit (EFA). 

Ky dokumentar ishte në kandidim edhe për çmimin LUX 2021. Ky është çmimi evropian që e jep publiku dhe jepet prej Parlamentit Evropian dhe Akademisë Evropiane të Filmit në partneritet me Komisionin Evropian dhe me Europa Cinemas.  

Revista “Rolling Stone” ka deklaruar se “Colectiv” është filmi më i mirë i vitit 2020 në të gjithë botën. “Time Magazine” e ka vendosur në vendin e dytë në të njëjtin klasifikim.  

“IndieWire” ka shkruar se ky është një ndër filmat më të mirë të shkruar ndonjëherë për gazetarinë. Vlerësimet për këtë film janë kudo në të gjitha gazetat prestigjoze si: “New York Times”, “Variety” apo “The Guardian”.  

Recenzionet mbi filmin bashkohen në një pikë: kritikët thonë se historia e filmit “Kolektiv” mbi një sistem të korruptuar që vret përmes gënjeshtrës, rezonon në çdo shoqëri.  

Në Rumani, filmi hyri në kinema gjatë muajit shkurt, vijoi dhe në mars por prej pandemisë u ndal. Më pas filmi u bë i mundur në HBO Go.  

Filmi ndodhet tani në tregun amerikan dhe atë britanik. Ky film është edhe i përzgjedhuri i Rumanisë për në çmimet “Oskar 2021” dhe ishte kandidat për çmimet e Akademisë Evropiane të Filmit.

Disa ditë më pare, regjizori Alexander Nanau mori çmimin e shkëlqimit në DOC NYC, që është edhe festivali i filmave dokumentarë më i madh në SHBA.

Tani filmi po jepet në Amerikë dhe Britani, por nga fillimi i vitit 2021 do të vijojë me Australinë,  Zelandën e Re, Japoninë, Italinë.

Partnerët e filmit që kujdesen për shpërndarjen e tij janë Magnolia Pictures dhe Participant Media.

Zjarri në klubin “Kolektiv”, që ndodhej në Njësinë nr. 4 në Bukuresht ndodhi të premten në mbrëmje në 30 tetor 2015. Zjarri shpërtheu në një koncert falas që po mbante grupi “Goodbay to Gravity”, me rastin e daljes së albumit të tij të ri.

Si pasojë e zjarrit të 30 tetorit, humbën jetën 64 njerëz. Me përjashtim të 26 qytetarëve që humbën jetën gjatë zjarrit dhe njërës që ndërroi jetë rrugës për spital, në fillim u identifikuan 186 njerëz të lënduar nga të cilët 146 u shtruan në spital. Gjatë javëve në vijim, humbën jetën edhe 33 qytetarë të tjerë.

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here