Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2019 do të ndahen pas disa ditësh, ku janë bërë publik emrat e kandidatëve të nominuar për këto çmime. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, njofton se ndarja e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2019 është afër.

Juria ka punuar prej muajsh, mbi krijimtarinë letrare të një viti dhe tashmë janë pesë finalistë për çdo kategori: roman, poezi, tregim, ese, letërsi e përkthyer dhe letërsi për fëmijë.

“Ndarja Çmimeve Kombëtare të Letërsise për vitin 2019 është afër. Prej muajsh juria po punon mbi krijimtarinë letrare të një viti dhe tashmë kemi pesë finalistë për çdo kategori: Roman, poezi, tregim, ese, letërsi e përkthyer dhe letërsi për fëmijë. Suksese të gjithë kandidatëve!”, shkruan ministrja Margariti.

Fituesit e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2019 do të shpallen në datën 20 dhjetor, në 6 zhanre të përfshira. Nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit janë bërë me dije autorët dhe përkthyesit, që janë në konkurim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here