Do të ndahen të shtunën në datën 12 dhjetor, Çmimet e Akademisë Evropiane të Filmit (EFA). Ky është edicioni i 33-të i këtyre çmimeve.
Përgjatë 5 mbrëmjeve, Akademia Evropiane e Filmit po feston pasurinë e kinemasë evropiane dhe do të vlerësojë më të mirët.
Në këtë edicion janë 18 filma në garë që janë mbështetur nga programi Europa Krijuese MEDIA. Bashkimi Evropian përmes këtij programi i ka mbështetur këto 18 filma në vlerën 3 milionë euro.
Një ndër filmat kandidat për dokumentarin më të mirë është edhe dokumentarin “Acasă, My Home”.
Këtë vit do të jepen edhe tre finalistët për çmimet evropian i publikut, çmimet LUX.
Mbrëmja e madhe Gala e EFA-s 2020 do të jepen në datën 12 dhjetor, dhe do të përcillen në faqen e webit të EFA-s.
Të 18 filmat në garë pritet të ndajnë 30 çmime. Filmi rumun me regji të Radu Ciorniciuc është në garë për të fituar çmimin e dokumentarit më të mirë evropian. Evropa i ka dhënë miliona euro mbështetje zhvillimit, promovimit dhe shpërndarjes së filmave evropianë.