Është duke u zhvilluar në Tiranë Festivali Ndërkombëtar i Filmit DEA OPEN AIR.  Ky aktivitet  po zhvillohet nga datat 11 deri më 16 Tetor 2020. 

Festivali  do t’i qëndrojë konceptit OPEN AIR. Programet, për shkak të kushteve të pandemisë dhe pasigurisë së motit do të ofrohen edhe on line në faqen zyrtare të DEA OPEN AIR (deafilmfest.al).

Ky është edicioni i shtatë  i Festivalit dhe i dyti që zhvillohet në Tiranë. 

Të martën në orën 19.00 në datën 13 tetor 2020 ishte Programi i Filmit Dokumentar.  

Në edicionin e këtij viti Rumania  merr pjesë me një film dokumentar të prodhuar në Rumani.

Filmi mban titullin: “Gjithçka për Florin Dobren”  nga autori Valentin Anghel dhe është i vetmi  në konkurim në këtë edicion! Ky film është prodhim i vitit 2019 dhe zgjat 50 minuta. Filmi rumun ndodhet në garë me filmat prodhuar në Izrael dhe Bjellorusi.

Filmat e paraqitur dhe autorët që marrin pjesë në konkurrim i janë nënshtruar fillimisht seleksionimit paraprak të komisioneve ndërkombëtare, të mbyllur në fund të muajit janar 2020.

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here