Në mesin e muajit shtator të këtij viti Departamenti i Rumunëve të Kudondodhur (DPRP bëri të ditur edhe mbylljen e fazës së vlerësimit të projekteve në fazën e dytë të financimeve për vitin 2020. 

Më 2 tetor 2020 Departamenti njoftoi edhe rezultatet e kontestimeve të kryera. 

Në përfundim të sezonit të dytë (20 korrik -02 gusht) ndër 49 projekte të mbështetura nga DPRP-ja nga179 të aplikuara janë edhe 6 projekte nga Shqipëria. Shoqatat nga Shqipëria aplikuan dhe do të mbështeten në projektet që kanë në qendër edukimin, kulturën dhe median. 

Në nismat e këtij sezoni janë edhe ato për çeljen e një portali informativ në gjuhën shqipe dhe rumune, botimi i një abetareje në dialektin arumun të propozuara nga Fondacioni “Harriet Martineau” me qendër në Tiranë. 

Krijimi i një klase kursesh të dialektit të arumun, pajisja me kostume popullore karakteristike të kulturës arumune  të propozuara nga Shoqata “Niça” me qendër në Pogradec. 

Shoqata kulturore “Arumunët e Shqipërisë” (filiali i Divjakës) – mbështetet  të sigurojë vazhdimësinë e shkollës dhe kopshtit arumun të Divjakës, ndërsa Shoqata kulture “Arumunët e Shqipërisë” mori mbështetjen për vazhdimin e botimit të gazetës “Fratia”. 

Duke ju përgjigjur thirrjeve për projekte nga ana Departamentit të Rumunëve të Kudondodhur (DPRP) organizatat jofitimprurëse nga mjedisi arumun i Shqipërisë shprehin dëshirën për të ruajtur lidhjen me traditat arumune në vend dhe lidhjen me kulturën rumune e bashkë me të edhe afrimin me vlerat e kulturës evropiane.

Sa i takon mjedisit organizues të arumunëve të Shqipërisë dallojnë: Shoqata kulture “Arumunët e Shqipërisë”, Liga e Arumunëve të Shqipërisë,  Fondacioni Kulturor Arumun “Nikolla Jorga” në Sarandë, Shoqata “NIÇA”. 

LĂSAȚI UN MESAJ

Vă rugăm să introduceți comentariul dvs.!
Introduceți aici numele dvs.