Duke nisur nga 19 marsi i vitit 2013 me ligjin numër 53/2013 të botuar në Fletoren Zyrtare nr. 145 data 31 gusht njihet si Dita e Gjuhës Rumune.

Kjo tashmë është një datë festive. Çdo vit më 31 gusht parashikohet që të nderohet flamuri kombëtar. Kjo është një ditë mundësie për programet radiofonike apo televizive që të kenë në programet e tyre aspekte që lidhen me manifestimet në nderim të kësaj date.

Në aktin normativ parashikohet ndër të tjera që autoritetet dhe institucionet  publike përfshirë dhe përfaqësitë diplomatike apo institucionet kulturore të Rumanisë por edhe institucionet rumune jashtë kufijve, të nderojnë këtë ditë përmes organizimit të programeve dhe manifestimeve me karakter kulturor-edukativ apo dhe kërkimor- shkencor.

Njohja dhe përvetësimi i gjuhës ka qenë në qendër të mjaft aktiviteteve si psh. në vitin 2016 u mbajt Shkolla Verore në Divjakë, organizuar nga Instituti Kulturor Rumun.

Dita e Gjuhës Rumune  u festua vitin e kaluar edhe në Shqipëri.

Një aktivitet në nderim të kësaj dite u mbajt në Qendrën Rumune të Informimit në Korçë.  Në aktivitetin e mbajtur morën pjesë përfaqësues të misionit diplomatik në vendin tonë, miq, njohës dhe dashamirës të kulturës rumune. 

Koordinatorja përgjegjëse e Qendrës Rumune të Informimit është Daniela Stoika.

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here