Në ditën e Krishtlindjes, kryeministri Edi Rama ka premtuar se dozat e para të vaksinës anticovid, do të mbërrijnë në fillim të 2021. Rama iu dhuroi lule mjekëve dhe infermierëve që punojnë në spitalin Covid 1, duke iu dhënë premtimin se ata do të vaksinohen të parët.

Kreu i qeverisë u shpreh se qeveria shqiptare është duke bërë çdo përpjekje për të siguruar dozat e zakonshme të vaksinës, megjithatë sipas tij, është shumë e vështirë të negociohet. Ai siguroi se qeveria është duke punuar për përgatitjen e ambientit se ku do të bëhen vaksinimet. Ndër të tjera lajmëroi se së shpejti spitali Infektiv do të shembet, për t’u ndërtuar nga fillimi, pasi janë siguruar fondet.

Rama tha se për procesin e vaksinimit po bëhet gati një strukturë tek stadiumi “Air Albania”, ndërsa shtoi se vazhdojnë përpjekjet për sigurimin e vaksinës në disa rrugë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here