Tirana mbetet edhe qyteti me më shumë të infektuar dhe humbje jete, pasi 7 nga 8 viktimat e 24 orëve të fundit ishin nga kryeqyteti.

Edhe numri më i lartë i rasteve aktive i takon Tiranës, ku aktualisht ka 12.698 qytetarë të infektuar me koronavirus, një numër rekord ky në krahasim me qytetet e tjera.

Aktualisht Tirana në total regjistron 12.698 raste aktive me COVID, ndërsa në vend të dytë është Fieri më 1725 raste, një diferencë shumë e madhe.

Situata paraqitet serioze edhe në Durrës, Shkodër, Vlorë dhe Korçë.

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here