Një tjetër izolim vjen për Italinë, dhe kjo ishte e pritshme duke iu referuar shifrave në rritje të të infektuarve. Ndodhur në këto kushte, kryeministri Italian Giuseppe Conte, ka marrë vendimin për rimbyllje të vendit. Ai ka thënë se ky nuk ishte aspak një vendim i lehtë, por duhej si një masë parandaluese sa i takon infektimeve.

Gjatë festave të fundvitit, në Itali do të mbyllen dyqanet jo të domosdoshme dhe baret. Italianët do të lejohen të shkojnë në punë, dhe të dalin nga shtëpitë vetëm për emergjenca shëndetësore.

Izolimi mbarëkombëtar në Itali do të jetë nga 24 deri më 27 dhjetor, nga 31 dhjetori deri më 3 janar si dhe nga 5 deri më 6 janar, 2021.

Conte tha se gjatë kësaj periudhe, italianët mund të pranojnë në shtëpitë e tyre deri në dy familjarë, por këtu nuk përfshihen edhe personat nën 14-vjeç. Ora e ndalimit të qarkullimit do të vazhdojë të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Nga 28 deri më 30 dhjetor si dhe më 4 janar, do të aplikohen masa më lehtësuese. Në këto ditë, qytetarët do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre, por baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura.

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here