Mesazhi ndaj Ministrisë së Arsimit: Arumanishtja është dialekt i gjuhës rumune

Letër drejtuar Ministres së Arsimit dhe të Kërkimit: arumanishtja është dialekt i gjuhës  rumune

Presidenti

Zonjës

Monica Cristina Anisie

Ministre e Arsimit dhe e Kërkimit                                                      Bukuresht 3 dhjetor

E nderuar znj. Ministre

Kohët e fundit na është sinjlizuar firmosja në datën 27 nëntor 2020 e një protokolli midis Ministre e Arsimit dhe e Kërkimit dhe Shoqatës “Livadzli di Paicu”- Livedzile din Paicu” shoqatë për aktivitetin e së cilës nuk kemi mundur të gjejmë aktivitete që të dalim në ndonjë konkluzion.

Sipas Njoftimit për Shtyp të lëshuar nga Shoqata në fjalë në dy dialekte, arumun dhe dako-rumun botuar vetëm në faqen e Fb.të Radio Romania International, pa u marrë nga shtypi në Ruamani në këtë aktivitet morën pjesë: “Zonja Monica Cristina Anisie nga ana Ministrisë së Arsimit dhe e Kërkimit, z.gazetar Tascu Lala dhe z. Avokat Cristian Bala nga ana e Shoqatës “Livadzli di Paicu”- Livedzile din Paicu”  në delegacionin e arumunëve ishin të pranishëm Regjizori Toma Enache, Prof.Univ. Historiani Dumitru Preda,  Sekretari i Shtetit Dragos Preda, perkthyes Daniel Peanci, Prof. Radu Bratan dhe gazetari George Zurzu”. Sipas të njëjtës  komunikatë për mediat protokolli parashikon” prezantimi i studimit të trashëgimisë kulturore të arumunëve, që përfshin një literaturë të pasur folklorike dhe një literaturë të shquar të kultit”, objekti i protokollit është “promovimi i kurseve fakultative të kulturës dhe qytetërimit arumun në shkollat e Rumanisë”.

Komunikata për shtyp sjell në vëmendje Rekomandimin nr. 1333/1997 lëshuar nga Komisioni Evropian që lidhet me “ruajtjen e gjuhës arumune”.

Akademia e Shkencave tërheq vëmendjen mbi mosekzistencën zyrtare të gjuhës arumune, që është vetëm një nga dialektet e gjuhës rumune, ashtu sic kemi vënë në dijeni nga këndvështrimi shkencor, në mënyrë të përsëritur. Rikujtojmë këtu edhe Deklaratën më të fundit të Akademisë Rumune mbi këtë temë, bëreë publike në datën 30 janar 2020 (academiaromana.ro/com2020/d0130-Declaratie limba romana Basarabia pdf) në të cilën kemi saktësuar:

“Gjuha rumune, prej më shumë se dy shekujsh e këtej është studiuaar në mënyrë sistematike nga gjuhëtarët rumunë dhe të huaj që kanë përcaktuar qartë statutin dhe rolin e saj. Gjuha rumune është më lindorja gjuhë romanike, ka katër dialekte dhe më shumë të folura”.

Dialektet e gjuhës rumune janë ai dako-rumun, ai arumun (macedoromën), meglenoromën dhe istroromën”.

Ju risjellim po kështu në vëmendje Pikëpamjen e Akademisë Rumune të përcjellë në datën 25 korrik 2018 sa i takon  identitetit dhe unitetit historik dhe gjuhësor të rumunëve ne veri dhe jug të Danubit (http://academiaromana.ro/mediaAE/com2018/c0725-Comunicat Despre IdentitateaIstoricaLingvistica-a-Romanilor.htm)  në të cilën kemi shprehur shqetësimin lidhur me:

“vijimësinë dhe intensifikimin e disa aktiviteteve politike që ndjek denatyrimin e së vërtetës lidhur me arumunët dhe dialektin arumun. Qëllimi i këtyre aktiviteve është deklarimin i arumunëve si minoritet kombëtar në Rumani, si popull arumun, i dallueshëm nga populli rumun që kanë gjuhën e vetë, armënën, të ndryshme nga gjuha rumune. Këto aktivitete bëjnë pjesë në një aktivitet më të gjerë të vecimit të rumunëve të jugut të Danubit – arumunë, meglenoromënëm istroromënë, vllehët timoceni si dhe të rumunëve të tjerë jashtë kufijve (rumunët timoçenë, basarabenët, hercenët, maramureshenët etj)- nga gjuha dhe populli rumun.

Akademia Rumune shpreh keqardhjen që ministrja e Arsimit dhe e Kërkimi të Rumanisë vlerësojnë në këtë mënyrë përmes firmës së vetë veprime që mund ti shërbejnë këtyre hapave përçarës. Ju lutemi të konsultoni këto dy dokumente të lëshuara nga Akademia Rumune të vënë më sipër në dijeni, që kanë një bazë shkencorë të mbështetur dhe të pakundërshtueshme. 

Tërheqim vëmendje dhe mbi faktin se në shoqerinë rumune sikundër dhe në planin ndërkombëtar ekzistojnë grupe presioni që kërkojnë që Rumania të njohë “minoritetin armën” i cili do të përbëbnte një pjesë të një populli armën, pa atdhe. Arumunët të njohur edhe si macedoromëni apo rumunët e Maqedonisë, sic ishin shkruar në dokumentat zyrtarë të shtetit rumun në funidn e shekullit XIX dhe në shekullin XX, që vinin nga Rumani në mënyrë individuale apo përmes shpërnguljes janë pranuar faktin se ata janë rumunët përtej kufijve, cilësim mbi të cilin janë pajisur me prona dhe nënshtetësi. Shteti rumun nuk mund të jetë pjesë në këtë mënyrë e “shpikjeve” joshkencore që i japin vlerë ekzistencës në Rumani të “atnisë arumune” dhe të “gjuhës arumune”.

Ministria e Arsimit dhe e Kërkimit nuk ka lëshuar ndonjëherë ndonje miratim për studimin e arumanishtes në shkollë si gjuhë amëtare, dhe as nuk e ka mbështetur idenë e një fushe veprimi për kurse fakultative specifike të dialektiti apo qytetërimit arumun.

Përkundrazi, përmes Letrës nr.19372 të datës 19 qershor 2006 Ministria e Arsimit dhe e Kërkimit pohon:

“Kërkesa e një grupimi për ta quajtuar dialektin arumun si gjuhë nënë në shkollë përfqëson një shformim të realiteteve historike dhe një përpjekje për lëndim të kombit rumun. Gjithmonë macedorumunët, që gjatë kohërave u vendosës në Rumani sikundër edhe ata që kanë ardhur përmes kolonizimiz në Cadrilater (1925-1938) janë konsideruar rumunë, pjesë e komunitetit të gjuhës, qënies dhe shprehive rumune(…). Teoria e kohëve të fundit e një grupi arumunësh për tu konsideruar pakicë kombëtare në Rumani nuk ka mbëshetetje dhe bazë reale, duke qenë mbështetur ideologjikisht mbi një teori të rreme pa baza historike.

Konsiderojmë se në të gjitha përpjekjet që lidhen me folësit e dialekteve rumune jug-danubianë (arumunë, meglenoromënëm istroromënë) duhet konsultuar paraprakisht Ministria e Punëve të Jashtme (Marrëveshje, Protokolle etj) dhe Akademia Rumune sepse përmes përpjejeve të këtyre shoqatave përpiqen për minimin e veprimeve të politikës së jashtme të Rumanisë në mbështetjen e komuniteteve historike të afërta të jugut të Dnubit, përfshirë përmes bursave të dhëna nga MEC-MA0DRP personave që deklarojnë lirisht përkatësinë në njësinë kulturore rumune.

Për rrjedhojë kërkojmë Ministrisë së Arsimit dhe Kërkimiz dhënien fund të këtij protokolli që rrezikon të përdoret në qëllime të huaja për interesin kombëtare, të bashkimit të të gjithë rumunëve dhe që në terma afatgjatë dhe afatmesëm mund të krijojë premisa për disa pasoja të padëshiruara.

Me besimin se nuk do ta injoroni thirrjen e Akademisë Rumune dhe se për pasojë do të veproni, ju siguroj zonja Ministre konsideratën time të plotë.

Akademik

Ioan-Aurel Pop

President i Akademisë Rumune

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here