Botohet ‘Abetarja e dialektit arumun’/Origjina e kontributi i tyre në shoqërinë shqiptare

Për shkak të rrethanave të krijuara prej pandemisë, ky prezantim është mbajtur të shtunën në orën 17:00, nëpërmjet platformës virtuale ZOOM.

Botimi i abetares së dialektit arumun është projekt që mbështetet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, Departamenti për Rumunët e Kudondodhur (Rumani). Ky projekt në Shqipëri po zbatohet nga një organizatë e shoqërisë civile, Fondacioni “Harriet Martineau” me qendër në Tiranë.

Botimi është një projekt që synon t’i vijë në ndihmë pakicës arumune, e njohur nga shteti shqiptar si pakicë kombëtare përmes një ligji të miratuar në Kuvend, në vitin 2017.

Në Shqipëri jeton një komunitet i rëndësishëm dhe i konsiderueshëm arumunësh. Botimi i abetares synon të vihet në dispozicion të promovimit të dialektit arumun, si një ndër kryesorët e gjuhës rumune. 

Abetarja ka për synim t’u mësojë dialektin arumun në veçanti fëmijëve, që vijnë nga familjet arumune që dëshirojnë të ruajnë idiomën materne.  

Pas ndryshimit të sistemit, Shqipëria ka pësuar një sërë ndryshimesh që kanë në qendër edhe të Drejtat e Njeriut. Një ndër to është e drejta e pakicave.

Fondacioni “Harriet Martineau” si një ndër OSHC-të shqiptare, synon të tregojë aftësi organizative në drejtim të edukimit të të rinjve me vlerat e shoqërisë së të drejtës.  Duke përfituar nga programi  i mbështetjes së qeverisë rumune (DRP), Fondacioni aplikoi për të botuar një manual të mësimit të dialektit arumun.

Për këtë u përzgjodh 1 ndër 9 versionet që autori Thoma Binjaku (tashmë i ndjerë), nga komuniteti i arumunëve fierakë kishte përgatitur gjatë një pune disa vjecare.  Për rekatimin shkencor u kujdes një ndër njohësit më të mirë të këtij dialekti, z. Andon Kristo. 

Për botimin e saj, për arumunët në Shqipëri u mbështet në abetaren dy gjuhëshe (rumanisht-arumanisht) të autorëve Candroveanu.

Botimi i “Abetares së dialektit arumun” synon të jetë edhe një homazh për punën e palodhur të të gjithë atyre arumunëve të Shqipërisë, që jetën ja kushtuan dashurisë për gjuhën e nënës. Botimi ndër të tjera synon të mbajë gjallë bashkëpunimin edhe midis njohësve të këtij dialekti- dy bashkëpunëtorët e këtij botimi janë nga familjet më të njohura arumune fierake dhe elbasanase.

Ky libër ka nisur të prezantohet ndërkohë edhe në mediat kombëtare dhe ato lokale. Prej ditës së djeshme, në valët e Radio Tiranës dhe në Televizionin lokal “Kombi” në Fier, ka nisur transmetimi i materialit informativ që përcjell daljen e këtij botimi.

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here