Shoqata “Niça” fillimisht është krijuar në vitin 1991, me pjestarë të denjë arëmënë, të zonës të Gorës me fshatrat e Niçës, Llëngës, Osnatit dhe të qytetit të Pogradecit.
Shoqata ka pasur aktivitete të ndryshme, takime, mbledhje, koncerte, festime fetare deri në krijimin e ansamblit artistik “Niça”, duke dhënë koncerte në disa fshatra me etni arumune si dhe jashtë vendit në: Rumani, Maqedoninë e Veriut etj.
Në Festivalin Ballkanik organizuar në Konstancë të Rumanisë shoqata ka zënë vendin e parë, për më shumë se dy herë. Gjithashtu ky ansambël është regjistruar me video si dokument i vlefshëm historik.
Njohja e anëtarëve të shoqatës, kudo ku jetojmë dhe punojmë me respekt reciprok, ka bërë te mundur të perfaqesohemi në organet drejtuese te rrethit, në profesione të ndryshme si dhe në biznese të suksesshme. Pa harruar, gjuhën e zakonet tona, kostumet tradicionale të etnisë sonë etj..