Shifrat e të infektuarve dhe pacientëve që kanë humbur betejën me Covid-19 janë të luhatshme. Në 24 orët e fundit 9 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa janë identifikuar 375 raste të reja.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1889 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 375 qytetarë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID po trajtohen 324 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 391 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31.181 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon ndaj qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, të mbajnë maskën dhe të ruajnë distancimin social. Po kështu, gjatë këtyre ditëve që jemi në prag të Vitit të Ri, shqiptarët të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e pandemisë. Vlen të theksohet fakti se sjellja e përgjegjshme e gjithësecilit është përcaktuese për kufizimin e përhapjes së virusit.

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here