Kalaja e Rozafës, emblema e qytetit të Shkodrës në duart e specialistëve

Ministrja e Kulturës, Eva Margariti, njofton se ka nisur puna për ringritjen e fragmentit të murit, në pjesën lindore të Kalasë së Rozafës. Në hartimin e këtij projekti, specialistët e DRTK Shkodër janë konsultuar me dokumentacionin arkivor fotografik, sipas të cilit kjo pjesë e murit rezultonte e dëmtuar që nga fillimi i shek.XX.

Kalaja e Shkodrës që mban emrin Rozafa (është një monument mijëvjeçar i ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, në jug-lindje të tij. Qëndron mbi një kodër shkëmbore 130 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga lumi Buna e Drin, me një sipërfaqe prej gati 9 hektarësh. Kalaja përbën një simbol të qytetit, e pranishme ndër piktura, gdhendje etj.

“Kalaja e Rozafës është kurora dhe emblema e qytetit të Shkodrës. Tashmë ka nisur puna në zbatimin e projektit për ringritjen e fragmentit të murit, në pjesën lindore të Kalasë.

Në hartimin e këtij projekti, specialistët e DRTK Shkodër janë konsultuar me dokumentacionin arkivor fotografik, sipas të cilit kjo pjesë e murit rezultonte e dëmtuar që nga fillimi i shek.XX. Kishte ardhur koha e restaurimit si për të siguruar monumentin, ashtu edhe nga ana estetike”, thuhet në njoftim.

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here