Puna për trashëgiminë kulturore nuk ka ndaluar për asnjë moment, pavarësisht periudhës së pandemisë në të cilën po jetojmë. Kjo është njoftuar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, që bën me dije se punonjësit e restauratorët e Qendrës Muzeore Durrës janë përfshirë në procesin e pastrimit dhe të mirëmbajtjes së koleksioneve muzeale. 

“Ndonëse po kalojmë ditë të vështira, puna për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore nuk ka ndalur për asnjë moment.
Punonjësit dhe restauruesit e Qendrës Muzeore Durrës janë përfshirë në procesin e pastrimit dhe mirëmbajtjes së koleksioneve muzeale dhe të të gjitha objekteve të trashëgimisë. Shpresoj që në sezonin e ardhshëm, skulptura e rrallë e Geas, perëndeshës së Tokës, që po i nënshtrohet pastrimit, të presë e të përcjellë vizitorë në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, por edhe në destinacionet e shumta kulturore të këtij qyteti-port”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit u hap më 13 mars 1951 në qytetin e Durrësit, dhe është një nga muzetë më të rëndësishëm në Shqipëri.

Më 13 Prill 2002 muzeu u rihap pas një rikonstruksioni rrënjësor. Pjesa më e madhe e muzeut përbëhet nga 3204 objekte që gjenden në vendin e lashtë të Dyrrhachium dhe përfshin një koleksion të gjerë nga periudha Greke e Lashtë, Helenistike dhe Romake.

Artifaktet kryesore përfshijnë stelat e funeralit romak dhe sarkofagët prej guri, dhe një koleksion prej bustesh miniaturë të Venusit, dëshmi për kohën kur Durrësi ishte një qendër adhurimi e perëndeshës.

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here