Arumunët në Shqipëri përfaqësojnë një minoritet, që kanë bashkëjetuar fort mirë me shqiptarët. Ata kanë gjetur gjuhën e përbashkët ndër breza, dhe asnjëherë nuk është shënuar në kalendar ndonjë situatë konfliktuale. Këta dy popuj kanë jetuar në harmoni të plotë. Sipas vetë arumunëve, ata janë i vetmi popull evropian që kanë lidhje të ngushta me shqiptarët.

Në një intervistë të dhënë për “Arumun.com”, Assoc. Prof., Dr. Lila Shundi, kujtoi të atin e saj të ndjerë, i cili ka qenë kryetar simbol  i Shoqatës së arumunëve të Shqipërisë, Vangjel Shundi.

Ajo flet me nostalgji për gjithë punën e pa kursyer të të atit të saj. Lila Shundi rrëfen se në Konferencën e Dytë Kombëtare të Shoqatës, që u mbajt në dhjetor të vitit 1996, Vangjel Shundi u zgjodh me unanimitet, kryetar i Shoqatës Kulturore “Arumunët e Shqipërisë”, funksion që e kreu deri në vitin 2012, vit i ndarjes se tij nga jeta.

Që nga ai çast i zgjedhjes kryetar, ai i dha emrin e tij të mirë shoqatës dhe arumunëve që po përfaqësoheshin tashmë nga një personalitet i njohur i pedagogjisë dhe i gazetarisë. Nga një përfaqësues i një prej familjeve më të shquara të Tiranës me kontribut të rëndësishëm për qytetin, dhe përveç të tjerave, zëri i të cilit ishte shumë i dashur për gjithë shqiptarët prej dekadash.

Duke qenë në krye të shoqatës, ka mundësuar që kultura, tradita, folklori, feja e etnisë autoktone arumune, të gjallërohej. Dhe misioni i tij është çuar në fund me mjaft nder dhe përgjegjësi. Nga ana tjetër, Vangjel Shundi ka qenë një garanci dhe parzmore e pacënueshme për çështjen arumune.

Assoc. Prof., Dr. Lila Shundi, sqaron se pavarësisht asaj çfarë shohim jashtë, përmbajtja jo gjithmonë është e bukur. Ti përmbahesh një misioni fisnik, kërkon shumë punë dhe sfida.

Nën drejtimin e tij, është punuar shumë që arumunët të njiheshin si minoritet kombëtar dhe për këtë qëllim, sa ishte në jetë ka pasur presione, kërcënime deri dhe sulme fizike nga qarqe të caktuara antishqiptare që punonin për t’a kthyer çështjen arumune në dobi të tyre.  Lila Shundi deklaron më tej për “Arumun.com”, se paçkas kësaj situate dashakeqe, shoqata e drejtuar prej tij ka përcjellë gjithnjë mesazhe paqeje, miqësie e mirëkuptimi!

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here