Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë është mbyllur përkohësisht, për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës në datën 10 dhjetor. Në njoftimin zyrtar të Bibliotekës Kombëtare, thuhet se është ngritur një grup emergjence për të rikuperuar dëmet.

“Për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, 10 dhjetor 2020, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë do të mbyllet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë.

Ju bëjmë me dije se është ngritur Grupi i Emergjencës, për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet. Ju falenderojmë për mirëkuptimin!”, bëhet e ditur në njoftim nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.

Mbyllja e Bibliotekës Kombëtare vjen pas protestës për 25-vjeçarin Klodian Rasha, të vrarë nga efektivi i policisë, ku protestuesit thyen xhamat e godinës.

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here