Kontributi i njerëzve të rëndësishëm me origjinë arumune është e madhe në histori është i madh. Secili meriton vëmendje por edhe dokumentet për t’i faktuar, nuk kanë qenë të shumta. Duke nisur nga fundshekulli  XVIII e në vazhdim arumunët i dhanë Rumanisë shumë profesorë universiteti, diplomatë dhe politikanë me peshë. 

Lidhur me këto personalitete mund të përmendim disa:  

1. Emanoil Gozhdu lindi në Oradea në vitin 1802 në Perandorinë Habsburge në një familje voskopojare. Ky personalitet u  dallua si një luftëtar për të drejtat e rumunëve të Transilvanisë dhe të Hungarisë. Ka qenë avokat i shquar por edhe politikan. Zotërues i një pasurie të madhe ai themeloi një fondacion që i mban emrin dhe që u kushtohet “asaj pjese të kombit rumun të Hungarisë dhe të Transilvanisë që ka besimin ortodoks”. Ai e la me testament funksionimin e Fondacionit për 200 vitet që do të pasonin.  Fondacioni i tij u rregjistrua në Budapest nga miku i tij metropoliti Andrei Shaguna.  Emanoil Gozhdu vdiq me 1870 ndërsa Fondacioni funksionoi deri në 1917. Më 1945 komunistët hungarezë e shtetëzuan dhe sot statusi i saj është ende në diskutim.  

2. Aleksandër Stavre Drenova i njohur si Asdreni lindi në vititn 1872 në Shqipëri në Perandorinë Otomane. Poeti shqiptar është i njohur sidomos për “Himnin e Flamurit” me muzikë të Çiprian Porumbeskut (Në flamurin tonë është shkruar BASHKIM). Më 1904 Asdreni botoi “Rreze dielli” që ishte edhe antologjia e parë me 99 poezi kushtuar Skënderbeut, heroit tonë kombëtar. 

Pas një kthimi të shkurtër në Shqipëri më 1914 Asdreni u kthye në Rumani ku vazhdoi të mbështesë lëvizjen kombëtare shqiptare. Më 1937 bëri një udhëtim të shkurtër në Shqipëri por u rikthye brenda një kohe të shkurtër në Rumani. Vdiq në Bukuresht më 1947.

3. Jorgu Steriu ka qenë një biznesmen i madh arumun (fërshërot). Lindi në vitin 1873 në fshatin Palasë të Perandorisë Otomane (sot në Shqipëri).  I emigruar që në vogëli e nisi punën e biznesmenit si tregtar artikujsh kozmetikë. Por pasuria e tij e madhe u bë në lëmin e ushqimit publik duke qenë pronar i shumë restoranetve në qendër të Bukureshtit nga të cilët më i njohur është “Luzana”. Ka qenë bamirës i madh dhe përkrhaës i çështjes së rumunëve jugdanubianë. Ndërroi jetë më 1947.

4. Toma Karaxhiu lindi në vitin 1925 në Jug të Shqipërisë në një familje arumunësh nga Epiri. Prindërit e tij në Rumani u vendosën në Plojesht. Mbaroi gjimnazin më 1945 dhe u rregjistrua në Fakultetin e Drejtësisë të cilin pas pak e braktisi për të ndjekur Konservatorin e Muzikës e të “Artit Dramatik”.

5. Neagu Xhuvara, diplomat, filozof, historian, gazetar dhe romancier u lind në vitin 1916 në Rumani. Vdiq në janar të vitit  2018 në moshën 102 vjeç. 

Xhuvara u diplomua në Sorbonë për histori dhe doktoraturën për drejtësi, po në Paris. U rreshtua  në ushtrinë rumune si kadet oficer dhe mori pjesë në fushatën e Basarabisë e Përtej-Dnjestrit duke u plagosur në afërsi të Odesës. Pas marrjes së pushtet nga komunistet mërgoi dhe zhvilloi një veprimtari të pasur antikomuniste. Më 1961 shkoi në Niger ku 23 vjet me radhë ishte këshilltar diplomatik dhe juridik i ministrit të Punëve të Jashtme të Nigerit. 

Pas rikthimit në Rumani pas vitit 1990 u bë profesor  në Universitetin e Bukureshtit dhe  anëtar nderi i Institutit të Historisë “A.D.Ksenopol” të Jashit,  i Institutit të Historisë “Nikolae Jorga” të Bukureshtit.  

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here