Mbrëmjen e djeshme u mbyll nata finale e Fest-59, spektakli i muzikës shqiptare që u organizua dhe u transmetua nga RTSH. Juria e edicionit të 59 të “Festivalit të Këngës”, shpalli fituese Anxhela Peristerin me këngën “Karma”. Kënga me tekst të Olti Currit dhe muzikë të Kledi Behatit, ishte një ndër më të klikuarat në playlistën mbi Festivalin e Këngës në kanalin e Radio Televizionit Shqiptar, në YouTube.

Pas tre netëve spektakël, juria votoi me çmimin e parë këngëtaren, e cila konkurroi me këngën “Karma”. Në muajin maj të vitit 2021, kjo këngë fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, i cili këtë vit do të mbahet në Rotterdam.

Pas fitores së Anxhelës, pati kontestime nga disa artistë pjesëmarrës, të cilët nuk ishin dakord me vendimin e jurisë së festivalit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu