SCMR priti në vizitë z. Pano Bakalli, presidentin e Fondacionit “Nicolae Iorga” në Sarandë (Shqipëri). Shoqata e Kulturës Macedo-Rumune njofton në faqen e saj në Facebook lidhur me vizitën e disa ditëve më parë të z. Pano Bakalli, president i Fondacionit “Nicolae Iorga” në Sarandë. 

 Ja si shkruhet në faqen e SCMR-së: 

 “Sot kemi pritur vizitën e z. Pano Bakalli, presidentin e Fondacionit “Nicolae Iorga” në Sarandë (Shqipëri). U diskutua rreth situatës së arumunëve në Shqipëri dhe rreth mbështetjes konkrete që ka dhënë Shoqata e Kulturës Macedo-Rumune në përputhje me rezolutën së Kongresit të Tiranës të vitit 2009,  partneriteti i lidhur me atë rast, ishte një tjetër pikë që u diskutua.  

U përshëndet edhe pozicioni konseguent i Shoqatës së Kulturës Macedo-Rumune në mbështetjen e arumunëve të Shqipërisë, duke kërkuar në vazhdimësi mbështetje për lehtësimin e marrjes së nënshtetësisë rumune për arumunët që pranojnë përkatësinë etnike tek kombi rumun.  

Z. Pano Bakalli ka saktësuar se ndërmjet viteve 1992-2020 shteti rumun ka financuar mbi 6000 bursa studimi në Rumani për të rinjtë arumunë nga Shqipëria”.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu