Nga: Marsela SINANI

Sokrat Koreta, anëtar i përfaqësimit të remenjve, mësues i gjuhës remenje, tregon vështirësitë që kanë hasur në zhdukjen e kësaj gjuhe. Brezat pasardhës do e kenë të vështirë që të artikulojnë këtë gjuhë, pasi duket se po harrohet dhe nuk po i kushtohet rëndësia e duhur.

Vllehët janë një popull që banon kryesisht në Evropën Juglindore. Quhen ndryshe edhe arumunë. Janë pasardhës të popujve vendas të Ballkanit të romanizuar. Mendohet se vijnë nga (ilirët dhe thrakët) e romanizuar, dhe nga kolonizatorët romakë.

Sokrat Koreta ka rrëfyer në një emision, tërë rrugëtimin që i është dashur për t’i mësuar të rinjve gjuhën mëmë, e cila është lënë pas dore.

Përpjekje intensive të cilat nuk mund të konkretizoheshin edhe pa bashkëpunimin e të ndjerit, intelektualit të shquar fierak, Thoma Binjaku. Binjaku është një ndër figurat e shquara të Fierit, patriot, veprimtar shoqëror, studiues i historisë, gjuhës dhe kulturës shqiptare. Publicist, organizator i shumë veprimtarive kulturore, për popullarizimin e vlerave të qytetarisë  fierake. Thoma Binjaku është dekoruar me urdhërin “Naim Frashëri” të klasit I,II,III.  Si anëtar i shoqatës së Arumunëve të Shqipërisë, i ka qëndruar pranë të rinjve të këtij komuniteti në mënyrë të veçantë.

Sokrat Koreta kujton kohën kur së bashku me Thoma Binjakun, realizuan 25 abetare, ku mësuan fëmijët e fshatit edhe për kënduar. E jo vetëm kaq, por tentativat kanë qënë të shumta, për të çuar këtë gjuhë përpara, për të mos u lënë në mëshirë të fatit. Koreta kthehet pas në kohë, duke sjellë në fokus edhe emisionet që kanë realizuar me intelektualin Thoma Binjaku.

Thirrja e Sokratit është që të mos harrohet kjo gjuhë e bukur, atë që kanë trashëguar të parët e tyre. Armënët ose vllehët e Shqipërisë janë pjesë përbërëse e popullit dhe e shtetit shqiptar. Ata kanë kontribuar pozitivisht në historinë e shekujve të fundit të vendit tonë, e veçanërisht në Rilindjen Kombëtare dhe Pavarësinë e Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here