Marrë shkas nga situata e pandemisë Covid-19, teatri në muajin dhjetor shfaq online vepra teatrore që janë realizuar më parë në skenë, por dhe aktivitete artistike online.

Mbrëmjen e së shtunës do të jetë vepra teatrore shqiptare “Gruaja në dritare”, që mund të ndiqet në orën 18:00 livetream në Facebook.

Vepra e autores Arta Arifi është me regji nga Rovena Lule Kuka. Në stafin realizues janë dhe Berina Kokona, që është një nga skenografet dhe kostumografet e njohura shqiptare të viteve të fundit.

Muzika në vepër vjen nga kompozitori Haig Zacharian, një nga ikonat e gjalla të muzikës së filmit shqiptar. “Gruaja në dritare” e autores nga Kosova Arta Arifi është një vepër, e cila ka dalë nga edicioni i dytë i konkursit “Netët e leximit të dramës shqipe”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here