Një video që bëri xhiron e rrjetit, tregonte një infermiere e cila pasi bëri vaksinën, pati marrje mendsh e madje i ranë të fikët. Më tej, pasi gjendja e saj u stabilizua, ajo filloi të belbëzonte. Kaq mjaftoi që të gjithë skeptikët të ngrinin dyshimet në lidhje me daljen e vaksinave në treg. Për të dhënë një provë të sigurtë se vaksinat janë në të mirën tonë, atë do ta aplikojë edhe presidenti amerikan Joe Biden.

Presidenti i zgjedhur i Amerikës Joe Biden, do të bëjë vaksinën anti-COVID këtë të hënë (21.12.2020). Jen Psaki, e zgjedhur nga Biden si zëdhënëse i Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, njoftoi në një konferencë për media se Biden dhe Kamala Harris, e zgjedhura zëvendëspresidente e SHBA-së, do të vaksinohen kundër COVID-19.

Duke deklaruar se Biden do të vaksinohet së bashku me bashkëshorten Jill Biden para kamerave të hënën, Psaki tha se Harris do të marrë vaksinën një javë më vonë, sipas protokollit.