Një kanal i ri do t’i kushtohet muzikës klasike. Kanali do të titullohet “Simfonica”, dhe do të hyjë në tregun rumun vitin që vjen, pasi ka marrë miratimin këtë të martë nga Këshilli Kombëtar Audioviziv. Siç bën të ditur agjencia AGERPRES, Këshilli ka miratuar dhënien e licencës audiovizive përmes rrjeteve të komunikimit elektronik S.C. SFM Media Tech SRL Bucureşti. “E dimë me siguri që ka një publik për këto lloj programesh. Është e vërtetë që ka një “Mezzo”, ka një “Arte” por nuk ka një program që të promovojë prodhimet rumune të kësaj zone. Po ashtu ka mjaft aktivitete që mbahen prej Konservatorëve apo prej shkollave të muzikës në përgjithësi që nuk paraqiten askund. Ka mjaft aktivitete në gjuhë të huaj, dhe nuk kemi një në gjuhën rumune që të tregojë historinë e këtyre anëve”, ju ka thënë Richard Constantin Tufeanu, aksioner i vetëm i anëtarëve të Këshillit AV.

Me një mbulim kombëtar “Simfonica” do të përcjellë në formatin SD dhe HD, 24 orë çdo ditë dhe pesë orë ritransmetime të shtunën dhe të dielën. Shpërndarja do të sigurohet nga Vodafone, Telekom dhe Orange. “Do të nisim me një ekip prej 15 njerëzish dhe ndoshta do të arrijmë tek numri 30 më pas por edhe me shumë bashkëpunëtor në këtë drejtim”, ka informuar Tufeanu i cili theksoi se ka një bashkëpunim afatgjatë me “Festivalin George Enescu”.

Po sipas AGERPRES, sipas përfaqësuesit të “Simfonica”, ky kanal i ri do të mund të ndiqet duke nisur nga tetori i vitit që vjen.

 “Ne nga pikëpamja teknike i kemi pajisjet. Na duhet pjesa e përmbajtjes dhe do të përpiqemi që diku nga fundi i shtatorit 2021 të nisim me emisionin. Deri atëhërë kemi marrë përsipër të zhvillojmë përmbajtjen dhe të sigurojmë koncertet dhe çdo gjë që duhet të kemi deri në atë datë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here