Për periudhën 2021-2027, Komisioni Evropian përshëndet marrëveshjen e Parlamentit Evropian dhe të shteteve anëtare e BE-së lidhur me buxhetin e programit të ri Erasmus+.

Buxheti për këtë periudhë është gati dy herë më i madh se ai i vitit 2014-2020: mbi 26 miliardë euro.

Komisioni Evropian përshëndet marrëveshjen politike lidhur me programin Erasmus+.

Komisioni sot ka përshëndetur marrëveshjen politike në të cilën ka arritur Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare e BE-së lidhur me programin e ri Erasmus+ (2021-2027).

Bisedat në kuadër të trilogjisë u mbyllën, dhe tani pritet miratimi përfundimtar i teksteve juridike nga ana e Parlamentit Evropian nga ana e Këshillit.

Zëvendëspresidenti Margaritis Schinas, përgjegjës për promovimin e mënyrës sonë të jetesës evropiane, deklaroi: “Erasmus është programi më emblematik evropian, një bizhuteri e kurorës sonë. Brezi Erasmus përfaqëson thelbin e mënyrës sone të jetës evropiane. Bashkimi në dieversitet, solidaritet, mobilitet, ndihmën e dhënë Evropës si rajon i paqes, lirisë dhe mundësive. Me mbylljen e marrëveshjes së firmosur sot jemi të përgatitur për breza të ardhshëm më përfshirës të programit Erasmus”

Mariya Gabriel, komisionerja për inovacion, kërkim, kulturë, edukatë dhe rininë deklaroi: “Dëshiroj të përshëndës marrëveshjen politike lidhur me programin e ri Erasmus+.

Erasmus+ është një nga programet tona emblemë. Gjatë 30 viteve të fundit, pjesëmërrja në Erasmus+ ka nxitur zhvillimin personal, social dhe profesional tek më shumë se 10 milionë njërëz, thuajse gjysmat nga të cilët mes viteve 2014 dhe 2020.

Duke përfituar një buxhet thuajse i dyfishuar për periudhën vijuese të programuar, do të bëjmë përpjekje për të arritur tek 10 milionë njërez më shumë gjatë 7 viteve që do të vijnë”.

Erasmus+ përbën një sukses të vërtetë evropian i njohur si një nga nismat më të arrira të BE-së. Ky program mbulon aktualisht këto sektorë: edukim, formim, arsimimi dhe ndihmë parashkollore, ndihmë shkollore, formim profesional, arsimin e lartë dhe arsimin e të rriturve. Programi mbështet bashkëpunimin lidhur me politikat për rininë dhe promovon pjesëmarrjen në fushën sportive.

Buxheti i parashikuar është mbi 26 miliardë euro nga të cilat 24.5 miliardë euro janë në çmimet aktuale dhe 1.7 miliardë euro shtësë në çmimet e vitit 2018, programi i ri do të jetë jo vetëm më përfshirës dhe më novator, si dhe më dixhital dhe më ekologjik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu