Nën moton ‘I japim formë të ardhmes dixhitale të Evropës’, nisma e titulluar ‘WiFi4EU’, promovon qasjen falas të Wi-Fi në hapësirat publike siç janë parqet, sheshet, ndërtesat publike, bibliotekat, qëndrat shëndetësore dhe muzetë, kudo në vendet e BE-së.

Nisma në fjalë u jep bashkive mundësinë për të kërkuar një kupon në vlerën 15 mijë euro. Kjo shumë do të përdoret për të instaluar pajisjet Wi-Fi në hapësirat publike, në ato zona ku nuk ka lidhje falas Wi-Fi.

Siç raportohet në faqen zyrtare të Komisionit Evropian në Rumani (ec.europa.eu) komuna e Aitonit në Rumani është fituese e thirrjes së katërt të nismës WiFi4EU që u mbajt në 3 qershor. Ky lokalitet ndodhet 30 minuta larg Kluzh Napokës dhe ka 1085 banorë.

Në këtë thirrje u dhanë fonde për 947 bashki, kudo në BE në vlerën e 15 mijë eurove. Me shpalljen e fituesve në korrik 2020  dhe në një kohë rekord komuna Aitonit nisi dhe plotësoi instalimin e rrjetit të WiFi4EU mjaft e motivuar nga entuziazmi i banorëve. Në datën 24 gusht, u përuruan edhe 10 hotspotet e para. Ky lokalitet ndodhet 30 minuta larg Kluzh Napokës dhe ka 1085 banorë.

Në afërsi të Kluzh Napokës ndodhet një lokalitet i quajtur Aiton, dhe që është një ndër të parat lokalitete rumune që ka përftuar nga fondet evropiane për instalimin e internetit në hapësirat publike.

Kjo ndodh në kuadër të raundit të katërt të programit “WiFi4EU”. Në kontekstin e pandemisë, ky rrjet i instaluar luajti një rol të rëndësishëm për të rinjtë studentë dhe nxënës të cilët kanë më shumë mundësi të mësojnë dhe të punojnë në kushtet e distancës.

Deri në këto çaste që flasim, janë mbi 700 fshatra në Rumani që kanë fituar bonuse (voucher) në vlerën 15 000 euro secili, për të mbuluar kostot e pajisjes dhe të instalimit të pajisejsve Wi-Fi në hapësirat publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here