Prej vitesh, askush nuk vinte dorën në teatrin “Zihni Sako” në qytetin e Gjirokastrës. Por këto ditë kanë nisur punimet për restaurimin e godinës. Me këto ndërhyrje, pritet që të kthehet në një hapësirë të rëndësishme për jetën kulturore e artistike të qytetit të gurtë.

Këtë lajm e ka njoftuar Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, i cili shprehet mjaft entuziast. Teatri “Zihni Sako” u themelua në 27 nëntor 1968 nën udhëheqjen e regjisorit Bernard Kokalari, i cili vuri për herë të parë në skenë premierën dramatike “Shokët”.

Plejada e aktorëve të teatrit “Zihni Sako”, kanë dhënë mbi 100 premiera dhe ka marrë pjesë në takimet kombëtare, ku ka merituar edhe çmime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here