Prej ditës së martë në mbrëmje ndodhet në Tiranë një delegacion rumun i nivelit të lartë i  kryesuar nga z. Liviu Rogojinaru  Sekretar  Shteti i Ministrisë se Ekonomisë, Energjisë dhe Sipërmarrjes (MEEMA). 

Në ditën e parë të vizitës zyrtare delegacioni u takua me Ministren e  Financave dhe të Ekonomisë  znj. Anila Denaj. Takimi u mbajt paraditën e së mërkurës në mjediset e Hotelit “Tirana International”. 

Në fjalën e saj znj. Denaj u shpreh se kishte jetuar dy vjet në Rumani dhe foli  për nevojën për të mësuar nga rumunët. 

Ministrja solli në kujtesë tërmetin e thuajse  një viti më parë kur Rumania i erdhi në ndihmë që natën e parë pas fatkeqësisë. “Por edhe pse një vend i vogël edhe Shqipëria ka shumë për të ofruar” u shpreh ministrja. Ajo u ndal në reformën në drejtësi dhe në procesin e vetingut duke ju referuar të dhënave që flisnin për  suksesin e këtij procesi gjatë të cilit shumë gjyqtarë kishin dalë nga radhët e sistemit. 

Ajo u ndal në fushën e pronave dhe të shpronësimeve. Ajo tha se në këtë raport mes dy vendeve  duhet të jemi të ndershëm dhe të shohim prioritetet. 

Në fjalën e saj ministrja e financave të Shqipërisë  foli për infrastrukturën energjitike si dhe për tre aeroportet në Kukës, Sarandë dhe Vlorë. 

Në fjalën e tij Sekretari  i Shtetit i Ministrisë së Ekonomisë, Energjisë dhe Sipërmarrjes së Rumanisë Liviu Rogojinaru shprehu mbresat për hapat e bëra  dhe faktin se as “COVID-i nuk i pengoi të vinin”. Ai tha se është e rëndëishsme te jemi bashkë në këtë rruge evropiane. “Sigurisht, është e rëndësishme te japim këshilla,  por dëshirojmë tju themi  më së shumti të mos bëni gabimet qe kemi bërë ne. Për ne është e rëndësishme të kemi miq dhe partnerë në Shqipëri. Për në është e rëndëishme zona e ballkanit. Është e rëndësishme të bëjmë biznes si Ballkan me pjesë të tjera të botës, sepse e kemi këtë mundësi. Jemi të interesuar për turizmin shqiptar, për bujqësinë, infrastrukturën, për ënergjinë. Këto janë të rëndësishme për ne, janë të të rëndësishme për ju. 

Më tej e mori fjalën zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë z. Ilir Bejtja i cili foli për vçoritë e këtij sektori, për reformat e ndërmarra, për hapat e hedhura në drejtim të përmirësimit të parametrave të shërbimit të konsumatorëve, të liberalizimit të tregut, të investimeve strategjike të kryera, investimet e zgjuara etj. 

Në fjalën e tij ambasadori i Rumanisë në Shëipëri SHT Mircea Perpelea foli për përvojën katër vjeçare në vendin tonë  kohë e cila e ka ndihmuar të njohë pozitën e vendeve tona. 

“E mbaj mend mirë tërmetin. Rumania u ndodh këtu dhe solli menjëherë ndihmën e vetë. Sot pas një viti e kujtoj atë kohë me emocion” tha ai duke vazhduar “Lidhjet me Shqipërinë janë të shumta: kemi arumunët, kemi studentët. Shqipëria në Evropë duhet të jetë si mike”. Kemi nevojë të fluturojmë tha z. Perpelea, pas të cilit ministrja Denaj rikujtoi edhe arsyen e përmendjes së tre aeroporteve. 

Më te j e mori fjalën znj. Ines Muçostepa nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe të Industrisë duke folur për punën edhe bashkëpunimin me ambasadën e Rumanisë në Tiranë dhe znj. Ministër Këshilltar Patricia Radut veçanërisht në këto dy  vitet e fundit. 

Në cilësinë e zv. Presidentit të Bashkimit të Përgjithshëm të Industrialistëve Rumunë (UGIR) z. Tiberiu Andrioaiei ju drejtua të pranishmëve në emër të biznesit por edhe në cilësinë e zv. Drejtuesit të Patronazhit të Shoqërive të Ndërtimit i zgjedhur prej muajsh edhe në detyrën e Konsullit për Ballkanin. 

Ai ndodhet në Shqipëri për herë të tretë apo të katërt gjë e cila tregon interesin e biznesit rumun.

 “Është e vështirë të jesh i vogël”. Mësimi tjetër që marrim është: bashkëpunimi është i vërtetë. Ai foli për ato pak sipërmarrje shqiptare që zhvillohen në Rumani por edhe ato rumune në Shqipëri. “Ne duam të jetojmë si ballkanas dhe jo si vende të vecuara. Duam të krijojmë bashkëpunime midis Akademikëve, duam të krijojmë burime për të gjithë. Duam që bizneset lokale të veprojnë si partnere në tregun global”, u shpreh z. Andrioaiei. 

Në fjalën e saj ministrja Denaj foli edhe për rolin e arsimit profesional, për 35 shkollat profesionale në të gjithë vendin që po marrin ndihmë nga GIZ dhe SËISS Cooperation ajo foli për 57% të krahut të punës nën 30 vjeç

Më tej fjalën e mori z. Tudor Jijie nga Universiteti i Jashit. Në fjalën e tij ai shprehu kënaqësinë që qyteti i Jashit tashmë po arrin 1 milionë banorë sepse të rinjtë po qëndrojnë aty. Ai shprehu kënaqësinë për vizitën e tij të parë në Shqipëri, por jo e fundit, nisur nga mënyra si po zhvillohet ky takim. 

“Unë tha ai përfaqësoj arsimin e lartë,  por ju përmendët arsimin profesional dhe “Qendra e Studimeve Ballkanike” është e hapur për bashkëpunime dhe kjo është një nga fushat tha ai. Jashi është qyteti i dytë më i madh i Rumanisë, qyteti më i madh në kufirin lindor të BE-së dhe Universiteti “Al. I.Cuza” është i pari universitet i hapur në Rumani. 

Ne morëm në konsideratë ftesën sepse qëndra që unë drejtoj Qendra e Studimeve Ballkanike vepron në katër fusha:  Diplomacia akademike, mjedisi i të bërit biznes, mbështetja institucionale dhe marrëdhëniet e miqësisë. 

Në fund të takimi ambasadori Perpelea shtroi edhe njëherë çështjen e “Shtëpisë Jorga” në Sarandë e cila është ende një kërkesë e shtetit rumun për të ngritur një qendër studimore ballkanike ku të mësojnë të rinjtë. Ai foli edhe për rëndësinë e shkëmbimit të studentëve. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu